Ibraj, shqiptari që dëshmoi pro Millosheviçit

Jun 12, 2011 | 13:12
Muharrem Ibraj

Ai është shqiptar dhe është nga të paktët që ka zgjedhur për të mbrojtur kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. E përditshmja informative, Koha në Maqedoni duke iu referuar një kronike në televizionin shtetëror serb, RTS, raporton për Muharrem Ibrajn, i cili ka lindur në Gjakovë, aty ku Serbia ka bërë disa nga krimet më të tmerrshme të luftës.

Ai thotë se krimet i ka bërë UÇK-ja, prandaj ka shkuar në Hagë për të mbrojtur Sllobodan Milosheviç.

RTS ka sjellë rrëfimin e Ibrajt që është krenar që ka dëshmuar në Hagë në favor të Milosheviçit, dhe këtë e ka bërë pa e fsheshur identitetin.

Momentalisht ai jeton në Serbi dhe thotë se shqiptarët i kanë dhunuar dhe më pas vrarë djalin, tre vëllezërit dhe 2 nipërit, si shenjë hakmarrje.

“Shumë njerëz janë detyruar të gënjejnë. Unë nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, ka pohuar Ibraj.

Ai ishte pjesë e Policisë së Serbisë dhe tani jeton me një pension diku në Serbi. Thotë se ka dhe një dëshirë. “Dua ta takoj sy më sy Haradinajn dhe t’ia them të gjitha që i ka bërë. Këtë dua ta bëj”, ka thënë me bindje Ibraj.

© Panorama.al

Te lidhura