Zlatan Ibrahimoviç është edhe më i dashuruar me Milanin pas fitores në Superkupën e Italisë, përballë ish-it të tij, Interit. “Në këtë moment ndihem i pathyeshëm, mbase sepse tek Milani kam gjetur lumturinë e të luajturit futboll. Këtu më kuptojnë, më vlerësojnë dhe më dëgjojnë, aq sa nuk hezituan kur i kërkova një javë më shumë pushime, sepse pas sezonit të kaluar isha vërtet i lodhur. Jam relaksuar fizikisht, por mbi të gjitha psikologjikisht. Lumturohem kur dëgjoj Galianin të shprehë komplimente për mua, dhe të gjitha këto gjëra më bëjnë t’i premtoj Milanit se këtë besim do ia shpërblej deri sa të kem forca të luaj. Kam një kontratë me këtë klub deri në vitin 2014 dhe premtoj ta respektoj deri në fund. Madje, jam i gatshëm ta mbyll këtu karrierën time, sepse personalisht, nëse nuk do jenë drejtuesit që do më shesin, unë kurrë nuk do marr guximin të kërkoj largimin, – thekson Ibra. – Pas një viti të vështirë te Barcelona kam pasur fatin të gjej një familje të dytë këtu te Milani, ku më rrethon një grup fantastik. Mbase ishte i vërtet fakti se dy sezone më parë luaja te skuadra më e fortë në botë, por ngrohtësia dhe stimujt që Milani më ka ofruar e mposhtin çdo lloj kënaqësie që mund të më ofronte Spanja, ndaj tani dua vetëm ta ndihmoj Milanin të fitojë trofe”.











