Ibra mungon ndaj Juves, federata nuk ia ul dënimin

Feb 24, 2012 | 12:09
Zlatan Ibrahimoviç

Shpresat e Milanit se mund të mbështetej te Zlatan Ibrahimoviç për ndeshjen ndaj Juventusit janë shuar. Gjykata sportive ka konfirmuar dënimin e tij me tri ndeshje gjatë ditës së djeshme dhe për këtë arsye, suedezi do të mungojë në ndeshjen më të rëndësishme të kuqezinjve në kampionat këtë sezon. Ibrahimoviç u pezullua me tri ndeshje pas shpullës që i dha mbrojtësit të Napolit, Aronika. Tashmë trajneri i Milanit, Alegri, do të duhet të bëjë llogaritë pa lojtarin e tij kryesor. Por përveç kësaj, sipas gjasave Milani do të duhet të përballet me Juventusin edhe pa Boateng, dëmtimi i të cilit duket më i rëndë se ç’ishte parashikuar. Lajmet e vetme të mira për Milanin janë rikuperimi i Nestës dhe Patos. Që të dy lojtarët pritet që të luajnë si titullarë në këtë ndeshje, e cila ka marrë rëndësinë e një finaleje për kuqezinjtë e drejtuar nga Masimiliano Alegri.

© Panorama.al

Te lidhura