Ibra e Tiago Silva, te PSG për 62 mln euro

Jul 13, 2012 | 14:19

Tiago Silva dhe Zlatan Ibrahimoviç janë një hap larg transferimit të bujshëm te PSG-ja. Tratativa e hapur në mënyrë surprizë 48 orë më parë, tashmë duket se do të ketë një fund të hidhur për tifozët kuqezi. Operacioni ka nisur të mërkurën, kur klubi francez është rikthyer në sulm për dy kampionët e klubit më të titulluar në botë, duke ofruar 62 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet në 70 milionë për të shpejtuar dhe mbyllur pa peripecira tratativën. Dy ditë më parë, pas mbërritjes së ofertës, administratori kuqezi, Adriano Galiani, ka mirëpritur në selinë e Milanit menaxherin e Zlatan Ibrahimoviçit, Mino Raiola dhe pas një takimi që zgjati afro 4 orë, agjenti i suedezit ka bindur numrin dy të nënkampionëve të Italisë që të dorëzohet. Kjo ka bërë që Raiola menjëherë të niset në drejtim të Suedisë, ku po pushon Zlatani dhe në orët e fundit ai duket se e ka bindur 30-vjeçarin të pranojë ofertën e sheikëve.

© Panorama.al

Te lidhura