Has, i zë korrenti, humbin jetën babë e bir

Jul 6, 2012 | 13:01
Foto Ilustruese

HAS- Babë e bir humbasin jetën, pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Vranisht dhe sipas të dhënave të para të policisë viktimat janë identifikuar si Isuf dhe Kreshnik Marzeku përkatësisht 69 dhe 30 vjeç.

Mësohet se të dy bashkë kanë qenë duke punuar për të montuar një pompë uji, por i ka zënë korrenti dhe kanë humbur jetën. Në vend ka shkuar policia, e cila po heton për ngjarjen.

© Panorama.al

Te lidhura