I siguronte informacione të klasifikuara Dedan Gjonit dhe ish-shefi i Krimeve ua dërgonte personave me probleme me ligjin, roli i punonjëses së Interpol Tirana në grupin e strukturuar kriminal

Aug 7, 2024 | 12:12
SHPËRNDAJE

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, të ish-shefi të Krimeve të Rënda Dedan Gjoni dhe 9 të pandehurve të tjerë, është zbuluar dhe roli i Jonida Babametos, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë.

jonida babameto

Sipas SPAK, Babameto, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane.

Kështu, personat që kanë patur probleme me ligjin në vendet e BE-së janë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, duke bërë që  të marrin masa për t’iu shmangur ligjit.

LEXO EDHE: Plani për vrasjen e vëllezërve Nela, detaje nga dosja e SPAK: Ismail Zeneli kishte motiv hakmarrjen, u përfshi personalisht me Bujar Ajetin për t’i gjetur! Shefi i Krimeve përdori sistemet e Policisë për t’u dërguar të dhëna

“E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal”, thotë SPAK.

Kujtojmë se Babameto është lënë me masën detyrim paraqitje nga GJKKO me një vendim të marrë 24 nëntor 2023.

LEXO EDHE: Detaje nga dosja e SPAK/ Erzen Breçani ndihmoi Nuredin Dumanin të fshihej nga policia, ndërsa ishte në kërkim! Ja çfarë zbuluan hetimet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura