
Tiranë, arrestohet Roland Peraj për heqje të lirisë.
Një 21-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se i ka hequr në mënyrë të paligjshme lirinë të dashurës së tij, të cilën e ka dhunuar për motive xhelozie. Ngjarja sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e “Ali Demit”, në kryeqytet. E megjithatë, krimi është denoncuar në Komisariatin nr.1 mëngjesin e së dielës nga vajza 18-vjeçare Anxhela Z. Burime nga Policia thanë se vajza ishte dhunuar dhe kishte plagë pothuajse në të gjithë trupin, të shkaktuara nga djegiet me cigare.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)











