Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se kryeministri Edi Rama ka frikë të ballafaqohet me të para Vlorës e ndjen qe është i humbur ne debat, pa filluar.
Presidenti Meta: E ftoj Ramën për te disfatën here për nje debat televiziv ne Vlore. Por jam i bindur se nuk do te vije sa kohe atij i ra te fiket edhe nga Babaramo. Kjo tregon qarte qe është ne gjendje shume te rende.
Edi ka frike te ballafaqohet me mua para Vlorës dhe para te gjithë popullit sepse e ndjen qe është i humbur ne debat, pa filluar. Forca e LSI nuk kam qene une, nuk eshte tani as Monika, por jane mijera te rinj e te reja, figura te pastra dhe energjike, qe e duan Shqiperine.
Forca e kesaj partie eshte rinia dhe une pata mundesine ta ndiqja live dhe mitingun e tyre sot, qe me konfirmoi kete fakt.
Nje merite qe ka Rilindja dhe qe une ja njoh eshte se e pastroi LSI nga llumi dhe nga simbolet e korrupsionit qe i ka marre ne gjirin e saj sic jane anetaret e mafies se inceneratoreve, qe sot jane kandidate te Rilindjes ne Durres dhe Tirane.
Aleksander Vucic nuk ka patur mik me besnik se sa Rama per te cuar perpara projektet e Serbise. Kush me shume se Rama ka mbrojtur tezen e ndarjes se Kosoves, projektet per shmangien e Kosoves nga organizatat nderkombetare. Ishte Rama qe vendosi taksen ne Rrugen e Kombit dhe eshte Rama qe ka nxitur percarjen mes shqiptareve. Ndaj nuk habitemi me deklaratat qe vijne.
Sic me te drejte thote Kim Mehmeti, per fat te keq ne kete vend ka politikane qe duhen mjekuar dhe jo votuar. Ndaj per Kryerilindasin do te kete nje dhome te posacme tek spitali jeshil (psiqiatrik) ketu ne Vlore, ku do kete mundesine jo vetem te kurohet por edhe te shijoje aromen e detit dhe te portokalleve.
Sa i perket porosise se tij per Damianin per te bere “termet” ne Vlore, une kam nje mesazh: “Vlora ja ben fora, bjeri moj te lumte dora” per kedo qe do guxoje te preke votat. Sic e kam thene edhe me heret une ne Vlore do jem per te ndjekur procesin e numerimit te votave.