I premtoi martesë, i merr italianit 90 mijë euro

Jul 12, 2012 | 21:53

ITALI- Mashtroi 63 vjecarin me premtimin per martese, por i zhvati atij nje shume prej 90 mije eurosh. Kjo eshte historia e nje shqiptareje, 30 vjecare me iniciale D.S, e cila sot eshte denuar me 4 vite burg dhe nje gjobe prej 5 mije eurosh me akuzen per mashtrim, rrembim personi dhe dhunim te privatesise.

Vajza i premtoi ketu e 10 vite me pare italianit 63 vjecar se dp te martohej me te, por ne kembim te premtimit kerkoi nje shtepi te perbashket.

Me kalimin e kohes i merrte ne vazhdimesi para, si edhe porosi qe i duheshin per shtepine qe do te rregullonin se bashku.

Dyshohet se keto i bente ne bashkepunim me nje mashkull tjeter, prezantuar si mik te vetin i cili do te merrej me porosite dhe rregullimet.

Ne total shuma mberriti ne 90 mije euro, e pas nje procesi te gjate u mbyll faza e pare, qe pritet te vijoje edhe me tej.

© Panorama.al

Te lidhura