I përplas makina, vdesin motrat, plagoset e ëma

Aug 12, 2012 | 10:49
Foto Ilustruese

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti rrugor, i cili u shënua pak pas mesanate në qytetin e Elbasanit.

Motrat, Paula dhe Baftjare Hekurani, 17 dhe 18 vjeç humbën jetën, ndërsa e ëma e tyre, Mimoza Hekurani, 40 vjeç është në spitalin e Elbasanit, sipas mjekëve, në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ndodhi në unazën e qytetit të Elbasanit, ku një makinë e tipit, Fiat Punto, e drejtuar nga një 23- vjeçar me inicialet D.C përplasi viktimat dhe të plagosurën, të cilat ishin në trotuar.

I riu është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

© Panorama.al

Te lidhura