Denzel Dumfris mund ta cilësojë veten që tani një futbollist i Real Madrid, ndonëse “me letra” mbetet ende për momentin tek Interi.

Futbollisti holandez ka gjetur akordin paraprak dhe sipas Fabricio Romano, edhe ka hedhur firmën në marrëveshjen që e lidh me klubin spanjoll ku pritet të kthehet në një titullar në krahun djathtë.
Bëhet e ditur se Dumfris ka kryer vizitat mjekësore që në ditët e kaluara, pasi ka lajmëruar Interin, si dhe po bëhet gati të transferohet në Madrid, sepse ka nënshkruar që tani një kontratë katërvjeçare me klubin e ri.
Interi ndërkohë nuk mund të bëjë asgjë përveçse se të përshëndesë futbollistin i cili kishte një klauzolë largimi në marrëveshjen e tij me zikaltrit , të cilët do të përfitojnë 20 milionë euro nga ky transferim. Prezantimi i Dumfris te Real Madrid do të bëhet menjëherë pas atij të Zhoze Murinjos si trajneri i “los blancos”.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











