Një unazë martese u kthye 13 vjet pasi ishte vjedhur, kur një shofer kamioni e vuri re atë në një cep rruge. Unaza prej argjendi, me mbishkrimin në anën e brendshme të saj “përjetësisht yti”, ishte vjedhur në vitin 1998, kur disa grabitës kishin hyrë në shtëpinë e një çifti në Lithgou, veriperëndimi i Sidneit, Australi. Unaza u gjet nga një shofer kamioni, kur ai kishte ndaluar në anë të rrugës në Katumba, rreth 40 km në jug të shtëpisë së çiftit. Duke kuptuar nga mbishkrimi se unaza duhet të kishte një vlerë të madhe sentimentale, ai e dorëzoi atë në policinë e Nju Sauth Uejls. Policët kishin kërkuar në kompjuter të dhëna të vjetra që mund të ishin regjistruar për ndonjë unazë të humbur dhe e kishin gjetur pronarin e saj të ligjshëm. Dita kur u dorëzua unaza përkoi rastësisht me 13-vjetorin e vjedhjes së saj. Çifti ishin shumë-shumë të lumtur për gjetjen e saj. Tani i mbetet vetëm të vrasin mendjen për domethënien e kësaj rastësie.











