Nga protesta në Tiranë, një aktiviste nga Rrjolli deklaroi se protestat i kanë prishur gjumin kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.
“Na thanë se jemi 2000, por unë nuk mund t’ju numëroj, por 2 mijë nuk më dukeni, shumë më shumë se 2 mijë, shumë më shumë se 20 mijë. E gjithë rinia shqiptare është në shesh sonte. Na vjen keq që ua kanë prishur gjumin kryeministrit si atij që pretendon se drejton opozitën, që na kanë marrë peng vendin tonë prej 35 vitesh”, tha ajo.
Më tej, ajo u shpreh se sot tokat e banorëve të Rrollit janë rrethuar me tela me gjemba për ndërtimin e resorteve dhe për të zhvendosur vëmendjen nga protesta masive drejt Rrjollit.
“Ata pretendojnë se ne do fokusohemi aty dhe do humbim vëmendjen nga ajo që na ka bashkuar, largimi i kësaj qeverie. Rrjolli do shpëtojë kur të largohet kjo qeveri!”, tha ajo ndër të tjera.
Aktivistja: Na thanë se jemi 2000, por unë nuk mund t’ju numëroj, por 2 mijë nuk më dukeni, shumë më shumë se 2 mijë, shumë më shumë se 20 mijë. E gjithë rinia shqiptare është në shesh sonte. Na vjen keq që ua kanë prishur gjumin kryeministrit si atij që pretendon se drejton opozitën, që na kanë marrë peng vendin tonë prej 35 vitesh.
Siç e dini, këto protesta kanë shumë vite që kanë filluar si çështje pronësie, mjedisore, por e mira e kësaj proteste është që të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për ta shpëtuar Shqipërinë nga mafia, nga shteti i kapur nga mafia dhe nga të gjitha padrejtësitë me të cilat jetojmë prej vitesh.
Nga të gjitha ato padrejtësi ku shumë nga bashkëmoshatarët tanë nuk jetojnë më në Shqipëri sepse këtu nuk kanë gjetur mundësinë e meritokracisë për të zhvilluar profesionet e tyre dhe për të pasur një jetë dinjitoze. Ndaj, ne jemi më të fortë se kurrë që ta bëjmë Shqipërinë për të jetuar me dinjitet në këtë shtet. Ne jemi këtu pa parti politike dhe thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”.
Jua kemi prishur gjumin keq fare këto kohë, por është më e rëndësishme cilësia e jetës sonë sesa gjumi i atyre që e kanë uzurpuar çdo hallkë të këtij shteti. Ndaj duhet të jemi çdo e më shumë më të fortë.
Sot është dita të mos tërhiqemi nga sheshi pa ikur ata që na kanë marrë peng prej 35 vitesh. Rrjolli është arsyeja pse protestojmë çdo ditë prej katër muajsh. Na thonë se jemi kundër zhvillimit, Rrjolli nuk është kundër kësaj, por kundër grabitjes së pronës. Për të gjithë ambientalistët, është e qartë që Rrjolli është zonë e mbrojtur, është një prej korridoreve ekologjike më të rëndësishme të BE-së dhe ndaj kjo është një thirrje edhe për BE-në që të kthejë sytë nga Rrjolli.
Ai resorti që po ndërtohet aty dhe të tjerët do bllokojnë kanalet ekologjike të shumë shpendëve… Kam një lajm të keq sot, se dje banorët janë zgjuar me tokën e tyre të rrethuar me tela me gjemba dhe e dimë pse e bëjnë, sepse ata pretendojnë se ne do fokusohemi aty dhe do humbim vëmendjen nga ajo që na ka bashkuar, largimi i kësaj qeverie. Rrjolli do shpëtojë kur të largohet kjo qeveri!
© Panorama.al











