GJIROKASTËR- Sekuestrohet një sasi marijuane e fshehur në kasollen e bagëtive dhe vihet në pranga poseduesi i saj Tafil Hido.
Burimet policore kanë bërë të ditur për se sasia prej 2.2 kg marijuane u sekuestrua menjëherë në cilësinë e provës materiale ndërkohë që ndaj 58 vjecarit Miho, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Kontrolli erdhi pas informacioneve se shtetasi në fjalë mbante lëndë narkotike. Pasi kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë, uniformat blu arritën të identifikonin marijuanën e cila gjendej e fshehur në kasollen e bagëtive. Ajo qëndronte e mbuluar nga disa dërrasa druri dhe thasë plastmasi. Marijuana ishte e përgatitur në formën e boces dhe ishte gati për shitje.
Pas kësaj, policia ka arrestuar në flagrancë 58 vjecarin i cili rezulton në të kaluarën i dënuar për mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të 58 vjecarit, i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme. Ky është rasti i tretë brenda një muaji që Policia e Gjirokastrës godet trafikun e lëndëve narkotike. PIRO NASE
© Panorama.al











