Perëndimorët hanë shumë kripë jo sepse vendosin shumë në ushqimin e tyre, por për shkak të kripës së “fshehur” që përmbajnë produkte si buka, djathi dhe madje edhe makaronat, raportojnë shkencëtarët amerikanë.
Qendrat e Qeverisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në një raport thonë se 90% e të rriturve konsumojnë shumë më shumë kripë seç duhet çdo ditë.
Por sa duhet të konsumojmë në ditë?
Sasia minimale e natriumit e nevojshme për një të rritur të shëndetshëm vlerësohet të jetë 0,18-0,23 g. çdo ditë. Një dietë që siguron këtë sasi të natriumit ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të plotësojë nevojat e tjera ushqyese.
Prandaj, për të siguruar mjaftueshmëri në lëndë të tjera ushqyese dhe për të zëvendësuar humbjet e natriumit nëpërmjet djersës, të rriturve të shëndetshëm u nevojiten rreth 1.5 g. natriumi në ditë, që korrespondon me 3.8 g kripë çdo ditë. Por për shkak se është e vështirë të arrihet një marrje e tillë, duke qenë se konsumi mesatar i kripës në shumicën e vendeve evropiane varion nga 8-11 g çdo ditë, një rekomandim më realist nga organizatat globale dhe autoritetet kombëtare është 5-6 g kripë në ditë.
Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) propozon në mënyrë specifike një vlerë referimi të marrjes për nevojat e etiketimit të ushqimit prej 6 g kripë për popullatën e përgjithshme. Fëmijët më të vegjël se 11 vjeç duhet të konsumojnë akoma më pak se 6 g çdo ditë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon më pak se 5 g kripë në ditë (2 g natrium).
Sasia prej 5 gr e barabartë me 1 lugë çaji.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al