Që prej datës 1 mars kur ishte në fushë në ndeshjen e kampionatit Partizani-Kukësi 3-0, sulmuesi Atdhe Rashiti, nuk figuron më si pjesë e skuadrës verilindore.
Edhe pse në klub zyrtarisht kanë njoftuar se lojtari ka pësuar një dëmtim, gjasat janë që ai të jetë larguar përfundimisht. Gjatë këtij sezoni, përveç problemeve të shpeshta fizike, sulmuesi 24-vjeçar ka pasur edhe përplasje me trajnerin Stavri Nica.
Cilësitë e kosovarit dihen dhe në klub besonin shumë se ai mund të bënte diferencën, por fakt është që sulmuesi ka kohë që nuk stërvitet. Në vend të tij trajneri Bledar Devolli ka aktivizuar moldavin Nikolai Solodovnikov, i cili e ka justifikuar mësë miri besimin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al