
Një 18-vjeçar u arrestua pasi mundi t’i grabiste xhaxhait të tij një shumë prej 50 mijë eurosh. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku efektivat e policisë së këtij qyteti kanë njoftuar se në kuadër të operacionit të koduar “Monedhë e huaj” është bërë i mundur arrestimi i 18- vjeçarit, Panajot Tafani.
I riu kishte bërë grabitjen tri ditë më parë në banesën e xhaxhait, i cili është pronar i një shoqërie transporti. Policia njoftoi se pas arrestimit ka mundur të sekuestrojë një shumë prej 20 mijë eurosh dhe disa miliona në lekë. Për pjesën tjetër të parave ende nuk ka të dhëna.











