I grabit paratë gjyshes, kërcënon hallën me vrasje

Aug 28, 2012 | 13:48

Komisariati i Policisë së Shkodrës

Adoleshenti sulmoi dy femrat, pasi u kërkoi t’i jepnin para për të dalë.

Shkodër, 17-vjeçari mori me dhunë 15 mijë lekë.

Një adoleshent ka grabitur gjyshen e tij dhe ka kanosur për vrasje edhe hallën në Shkodër. I riu është vënë në pranga në flagrancë nga Policia e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 21:00 të së dielës në lagjen “Guerile” të qytetit. Burimet nga Drejtoria e Policisë, thanë dje se shtetasi me iniciale Arlind C., 17 vjeç, i ka marrë me dhunë 15 000 lekë të rinj gjyshes së tij. Para se të merrte shumën e parave në banesën e gjyshes, adoleshenti e kishte kërkuar disa herë shumën në fjalë, por gjyshja nuk ia kishte dhënë. Ai ka grabitur paratë dhe në këtë moment ka ndërhyrë halla e tij, shtetasja L.Ç. “Adoleshenti ka kanosur për vrasje hallën e tij duke i kërkuar që t’i hapte rrugën në mënyrë që të largohej nga banesa”, thanë burimet nga Policia e Shkodrës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura