I gjithë komisariati në akuzë për vjedhje, reagon ministri i Brendshëm: Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke…

Sep 19, 2024 | 19:53
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje një operacionin “Targa e huaj” ku u vunë para përgjegjësisë 22 punonjës dhe ish punonjës të Policisë Rrugore në Kukës, pasi akuzohen se vodhën para nga gjobat e vendosura në makinat me targa të huaja.

ervin hoxha

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Hoxha shkruan se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese.

“Lufta kundër paligjshmërisë -shkruan ministrit- fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të Shqipërisë 2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje”.

“Falë një hetimi profesional të Agjencia e Mbikeqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.

Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.

Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje”, thuhet ne reagimin e ministrit.

LEXO EDHE: 

Një komisariat i tërë i përshirë në vjedhje! Kush janë efektivët që përvetësuan gjobat e makinave me targa të huaja! AMP i ‘gozhdon’

Përvetësuan 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat me targa të huaja, Prokuroria Kukës jep masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ndaj 22 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.

1- N/Komisar Krenar Molla, me detyrë Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, masë sigurimi personal “Arrest me burg”.

2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”

3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, “Arrest me burg”

4- Inspektor Ndoc Pjetri, me detyrë Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, masë sigurimi personal “Arrest me burg”.

5- Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”

6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, masë sigurimi personal “Arrest ne shtepi”.

7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Arrest në shtëpi”

8- Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Arrest në shtëpi

9- Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest në shtëpi”

10-Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni I trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan, ” Detyrim paraqitje”

11-N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Turni në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, “Detyrim paraqitje”

12-N/Komisar Artan Pellumbi, me detyrë Specialist rendi në Kom. Pol. Dibër.

13-N/Komisar Agron Nika, Oficer i Policisë Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

14-Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, “Detyrim paraqitje”

15-Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

16- Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës,” Detyrim paraqitje”

17-Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

18- Inspektor Gjelosh Laska me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

19- Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugor dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

20-Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, ” Detyrim paraqitje”

21-Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura