Türk: I gjithë Ballkani, në BE brenda 10 vjetësh

Jul 23, 2011 | 14:27

Presidenti i Sllovenisë, Danilo Türk deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit për 10 vjet do të bëhen anëtare të BE-së.

Ai vlerësoi se ftesa e bërë Kroacisë për tu bërë anëtare e BE-së në vitin 2013 paraqet sukses të madh, ndërsa u shpreh se perspektiva evropiane e Serbisë është forcuar pas arrestimit të të kërkuarit të fundit të Hagës, Goran Hadzic.

Sipas tij, Serbia këtë vit do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, e ndoshta edhe datën e fillimit të negociatave për përafrim, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit për 10 vjet do të bëhen anëtare të BE-së, transmeton Rel.

Ai përkujtoi se Mali i Zi ka fituar statusin e kandidatit në dhjetor të vitit të kaluar, kurse hyrja e këtij vendi në Bashkimin Evropian pritet të bëhet në vitin 2015 apo 2016. /Telegrafi/

© Panorama.al

Te lidhura