Vrasja për varësen,i dyshuari në qeli me 2 transvestitë, i ati: Nuk ndihet mirë

Sep 2, 2012 | 10:15

I dyshuari i vrasjes per varesen, Aldo Hoxha gjate gjyqit (majtas) i ati, Nexhmi Hoxha

Nexhmi Hoxha: Aldon e prenë në besë, provat u sajuan.

Vrasja për varësen, Aldo Hoxha në qeli me dy transvestitë.

Flet babai i të dyshuarit: E takova te 302-shi, tha që nuk ndihet mirë në burg.

Aldo Hoxha, 20-vjeçari që mbahet në qeli si person i dyshuar për vrasjen e Fatbadha Tafës gjatë tentativës së grabitjes tek Fusha e Aviacionit në Tiranë, nuk e ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit. Ai ka pretenduar se provat ndaj tij janë të diskutueshme, ndërsa gjykata e Apelit tri ditë më parë konfirmoi ndaj tij masën arrest me burg. Pas të gjithë ngjarjeve të vrullshme që kanë ndodhur prej datës 7 gusht, të riut me banim pranë doganës së Tiranës i ka qëlluar që të ndajë qelinë në burgun 302 me dy transvestitë. Në takimin e së hënës që babai i tij, Nexhmi Hoxha, ka pasur me 20-vjeçarin, ai thotë se ka kuptuar që kjo situatë e shqetëson së tepërmi Aldo Hoxhën, i cili nuk ndihet aspak mirë me personat që ndan qelinë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, babai i të akuzuarit për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen tregon bisedën me të birin gjatë takimit në burg, detajet e arrestimit dhe provat që sipas tij janë sajuar.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura