Një oficer i ushtrisë izraelite është arrestuar nga autoritetet e Shin Bet, si pjesë e hetimit për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara nga zyra e kryeministrit Netanyahu.
Sipas raporteve të mediave izraelite, me arrestimin e këtij të fundit, numrin total i të dyshuarve në këtë rast ka shkuar në pesë.
Dokumentet e zbuluara thuhet se janë hartuar nga Hamasi dhe kanë formuar bazën e një artikulli në gazetën Jeëish Chronicle me bazë në Londër, i cili më vonë u fshi, i cili sugjeronte se organizata palestineze po planifikonte të merrte pengjet nga Gaza përmes Egjiptit.
Po ashtu, bëhet fjalë edhe për një artikull në gazetën gjermane Bild, që thoshte se Hamasi po vononte bisedimet e pengjeve si një formë e luftës psikologjike kundër Izraelit.
Materiali i rrjedhur nuk u gjet nga forcat IDF në Gaza, sipas transmetuesit publik Kan, por u zbulua përmes një lloj tjetër inteligjence.
Po ashtu, edhe një ndihmës i ngushtë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, dyshohet se ka nxjerrë dokumente sekrete sigurie, si pjesë e një fushate të orkestruar për të shuar një marrëveshje pengjesh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al