Një 55-vjeçar nga Skrapari, është gjetur pa jetë nga bashkëshortja e tij pranë kasolles së bagëtive.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Usti në fshatin Valë.
Viktima Veri Zaimi, dyshohet të jetë vetëvarur me litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive.
Sipas informacioneve, familjarët kishin nisur kërkimet pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.
Ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas kqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë i Veri Zaimit është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al