DINAMIKA/ I dehur në timon, shoferi dhe 3 të tjerë dhunojnë efektivët! Gjatë shoqërimit dëmtuan makinën e policisë dhe derën e komisariatit

Jan 16, 2025 | 14:28
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar 4 të rinj të cilët akuzohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për shkak të detyrës. Gjithashtu raportohet se gjatë shoqërimit në komisariat kanë dëmtuar automjetin e policisë dhe derën e Komisariatit.

policia

Raportohet se efektivët gjatë patrullimit në rrugën “Mikel Maruli” kanë konstatuar një automjet në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

37-vjeçari me iniciale A. Sh, vijoi lëvizjen me automjet edhe pse semafori kishte ndezur dritën e ndalim qarkullimit.

Punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndjekur automjetin dhe sapo 37-vjeçari ka parë efektivët e ka parkuar mjetin dhe vetë ka vijuar lëvizjen në këmbë. Por është ndaluar nga shërbimet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme administrative për shkeljen e konstatuar.

 

Gjatë komunikimit të shkeljes, 37-vjeçari së bashku me 3 shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës efektivët, për të penguar shoqërimin e tyre në Komisariat.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit në Komisariat këta shtetas kanë dëmtuar mjetin e policisë si dhe kanë dëmtuar derën e ambienteve të shoqërimit.

Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: A. Sh, 37 vjeç, A. Xh, 32 vjeç, B. Xh, 30 vjeç, të tre banues në Kukës, dhe B. Xh, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“, “Kanosja për shkak të detyrës“, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës“ e kryer në bashkëpunim, dhe  “ Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit  e Policisë, si dhe dëmtuan mjetin e Policisë, vihen në pranga 4 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në sektor, në rrugën “Mikel Maruli”, kanë konstatuar një automjet, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, (drejtuesi i automjetit vijoi lëvizjen me automjet edhe pse semafori kishte ndezur dritën e ndalim qarkullimit).

Punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndjekur automjetin të cilin drejtuesi porsa ka parë Policinë e ka parkuar dhe vetë ka vijuar lëvizjen në këmbë, por është ndaluar nga shërbimet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme administrative për shkeljen e konstatuar.

Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., së bashku me 3 shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor  dhe të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr.6, për të penguar shoqërimin e tyre në Komisariat.

Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A.Sh, drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë shoqërimit në Komisariat këta shtetas kanë dëmtuar mjetin e policisë si dhe kanë dëmtuar derën e ambienteve të shoqërimit.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Sh, 37 vjeç, A. Xh, 32 vjeç, B. Xh, 30 vjeç, të tre banues në Kukës, dhe B. Xh, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“, “Kanosja për shkak të detyrës“, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës“ e kryer në bashkëpunim, dhe  “ Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura