Hyri në histori, kongresmeni i parë amerikan martohet me partnerin

Jul 10, 2012 | 15:06

Ishte kongresmeni i parë që deklaroi se ishte gay, në vitin 1987, dhe tani është kongresmeni i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që martohet me partnerin e vet të të njëjtit seks. Kongresmeni Barnej Frank e takoi bashkëshortin e tij të ardhshëm, Xhim Redi, në një takim politik për mbledhje fondesh në vitin 2005. “I thashë se më kishte rënë në kokë për të prej 20 vitesh”, tha Redi, duke kujtuar se kur ishte adoleshent ishte frymëzuar nga deklarata publike e Frank, se ai ishte gay. Frank, 72 vjeç dhe Redi, 42 vjeç, u martuan në Njuton, Masaçusets, SHBA. Të ftuarit përfshinin kongresmenen Nanci Pelozi, Senatorin Xhon Kerri, përfaqësuesit e Dhomës Denis J. Kaçinik dhe Stini H. Haujer etj. Z. Frank, përfaqësues demokrat nga Masaçusets, në vitin 1987 u bë anëtari i parë i Kongresit që pohoi vullnetarisht se ai ishte gay. Të dy “protagonistët” e dasmës thanë se ishin në dijeni të rëndësisë historike që kishte martesa e tyre në ceremoninë që zgjati më pak se pesë minuta. Ceremonia e martesës u zhvillua në Boston dhe u kryesua nga guvernatori i Masaçusetsit, Deval Patrik. Në ceremoni u vlerësua kontributi i senatorit amerikan në luftën kundër diskriminimit seksual në SHBA dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

© Panorama.al

Te lidhura