Hyn të grabisë argjendarinë, plagos pronarin

Sep 7, 2012 | 9:42
Drejtoria e Policisë së Vlorës

VLORE- Hyn te grabise argjendarine dhe plagos me sende te forta pronarin. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem me bulevardin Vlorë-Skelë, në vendin e quajtur “Kinoteatri”.

Sipas te dhenave te para mesohet se grabitesi ka qenei maskuar. Ai ka ndeshur ne rezistencen e pronarit dhe e ka goditur ate me sende te forta, e me pas eshte larguar nga argjendaria.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk ka ende te dhena nese autori ka mundur te marre para apo sende floriri apo ka qene thjesht nje tentative grabitjeje.

 

© Panorama.al

Te lidhura