
KORCE- Hyn per te vjedhur, por plagoset me arme nga pronari. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne fshatin Polene, ku sipas policise i plagosur me arme ka mbetur i riu, Andrea Sheme 20 vjeç.
Nga hetimet e para mesohet se pronari i lokalit, Ilirjan Lato 47 vjeç ka degjuar zhurme dhe ka marre ciften qe kishte ne lokal e me pas ka shtene ne drejtim te te riut.
Sacmet e kane lenduar ne disa pjese te trupit dhe 20 vjecari eshte derguar ne spital, per te marre ndihmen mjeksore.
Nderkohe policia ka bere edhe shoqerimin e te zotit te lokalit. Sipas saj, mesohet se të dy personat do të ndiqen në gjendje të lirë ku 47-vjeçari për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, ndërsa 20-vjeçari Andrea Sheme për “Vjedhje e ngelur në tentativë”.
© Panorama.al











