Jahmir Hyka, drejt largimit nga Tirana. Mesfushori ka arritur një akord paraprak me klubin zviceran të Luzernes. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, nga ku pritet që lojtari të përfitojë një shumë prej 140 mijë eurosh në sezon, q ë në total për tre vite shkojnë 420 mijë euro. Fantazisti dje ka kërkuar nga drejtuesit e klubit lejen e kalimit, duke qenë se gjithçka është e kryer. Tashmë mjafton vetëm që presidenti Refik Halili të jap Ok-in për transferimin e tij në kampionatin e Zvicrës. Mendohet që edhe kreu i klubit të mos i bëhet pengesë Hykës, teksa kujtojmë që edhe para disa ditësh deklaroi për mediat, se ai është drejt largimit. Mirëpo në krahun tjetër, duke qenë se futbollisti është ende nën kontratë, klubi bardheblu pritet që të përfitojë një dorë të mirë parash nga kalimi i mesfushorit te Luzernes.











