Megjithëse është kthyer në Kombëtare, pasi u rikthye te Tirana dhe nisi të aktivizohej rregullisht, Jahmir Hyka dëshiron përsëri të largohet jashtë Shqipërisë. “Është e vërtetë që jam larguar disi nga Kombëtarja në sensin që nuk jam më një titullar i mundshëm, por puna është se kam kaluar një periudhë të vështirë, ku kam luajtur pak, ndaj një gjë e tillë pritej. Tashmë kam filluar të luaj rregullisht te Tirana, për rrjedhojë dalëngadalë po rigjej formën time më të mirë fizike. E ndjej se po vij gjithnjë e në ngritje”, ka pohuar Hyka.











