Hyjnë ilegalisht në Shqipëri, pranga 4 algjerianëve

May 10, 2012 | 17:28
Foto Ilustruese

UPDATE- Katër shtetas algjerianë janë arrestuar nga policia shqiptare. Mësohet se shtetasit e huaj kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet Greqisë.

Nga një kontroll i autobusit të linjës Sarandë- Tiranë, ku dhe u ndaluan, algjerianët u gjetën pa dokumentat përkatëse për qëndrim në Shqipëri.

Mësohet se autobusi me pasagjerët është shoqëruar për në policinë e Gjirokastrës. Policia po heton lidhur me mënyrën se si kanë mbërritur deri në Shqipëri shtetasit algjerianë, si dhe kush ishte destinacioni i tyre.

© Panorama.al

Te lidhura