Martonyi: Situata në Shqipëri duhet të ndryshojë

Jun 17, 2011 | 10:08

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, vendit që mban presidencën e radhës të BE ka lëshuar kritika për situatën në Shqipëri, duke theksuar se ajo duhet të ndryshojë.

Deklarata është bërë gjatë fjalës që ai ka mbajtur në Komisionin për Politikë të Jashtme, ku ka njoftuar se për Shqipërinë PE do të jetë një tjetër diskuti ditën e hënë.

Duke folur për procesin e zgjerimit, ai ka theksuar se preisdenca hungaraze do të bëjë punën e saj për të nxitur këtë proces në interes të BE-së. “Kjo nuk është një çështje prestigji. Ky është një proces, i cili është me interes për të gjithë”- ka thënë ai.

Sipas tij, një nga prioritete e programit të presidencës hungarze është të cojë përpara programin e zgjerimit. “Zgjerimi është një vlerë strategjike, gjë që e bën Evropën të fortë”- tha ai, duke shtuar se procesi duhet të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm.

© Panorama.al

Te lidhura