Humbja në zgjedhje, Merkel shkarkon ministrin e Mjedisit

May 16, 2012 | 20:58

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel ka shkarkuar ministrin e saj të mjedisit, Norbert Roetgen.

Merkel ka bërë të ditur se i ka kërkuar presidentit të vendit, Joakim Gauk që ta zëvendësojë atë me ligjvënësin e partisë së saj, Peter Altmaier.

Shkarkimi vjen pasi demokristianët e Merkelit me Roetgenin si kandidat për guvernator kanë shënuar humbje të madhe në zgjedhjet e shtetit North Rhine Uestfalia.

Merkel megjithatë është e bindur se humbja e partisë së saj në rajonin më të populluar të Gjermanisë nuk do ta dobësojë atë derisa po lufton me krizën e borxheve në Evropë.

© Panorama.al

Te lidhura