Posti i Razvan Luçeskut varet nga Bosnja. Të paktën kështu raportojnë mediat rumune, të cilat kanë publikuar edhe emrin e pasardhësit të këtij të fundit, në rast se Rumania humbet në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj boshnjakëve. Ai është Laszlo Boloni. Tekniku ka drejtuar shumë skuadra në Europë, duke filluar nga Nansi, Renë, Monako e Lens në Francë, Sporting Lisbonë në Portugali, standard Liezhin në Belgjikë e deri Al-Xhaziran në Arabi. Ai ka qenë edhe trajner i Rumanisë në vitin 2000-2001, ndërsa sezonin 2010-2011 e mbylli te Lens, skuadër kjo që në kampionatin francez ra nga kategoria. Gjithsesi, për momentin ai është emri i vetëm dhe më i kuotuari për t’i zënë vendin Luçeskut. Gjithsesi, tekniku aktual i Rumanisë ka qenë i qetë në konferencën e djeshme për shtyp, duke pohuar që nuk e mendon aspak humbjen dhe ca më pak largimin nga posti që mban.











