Humbi nënën në ditën që do nderohej me një çmim të rëndësishëm, aktorja e njohur ndan foton e veçantë të mamasë së ndjerë

Sep 13, 2024 | 22:29
SHPËRNDAJE

Aktorja hollivudiane, Nicole Kidman, humbi nënën e saj në ditën kur ishte planifikuar të shfaqej në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia për të marrë çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj në filmin “Babygirl”.

Nicole Kidman

Megjithatë, ajo nuk mori pjesë në ceremoni dhe në skenë u lexua një mesazh i aktores 57-vjeçare.

“Menjëherë pasi mbërrita në Venecia mësova për vdekjen e nënës sime, Janelle Kidman. Jam në shok dhe kam nevojë të jem me familjen time. Ky çmim është për të”, tha ajo atë kohë.

Pak ditë më vonë, Nicole Kidman ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram lidhur me humbjen e nënës së saj.

Konkretisht, ajo ka shpërndarë një foto bardhë e zi të nënës në moshë të re, ndërsa i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ngushëllimet gjatë kësaj kohe të vështirë për familjen e saj.

 “Unë dhe motra ime, së bashku me familjen tonë, duam t’ju falënderojmë për derdhjen e dashurisë dhe mirësisë që kemi ndjerë këtë javë. Çdo mesazh që morëm nga ata që e donin dhe admironin nënën tonë do të thoshte për ne më shumë sesa mund ta shprehim ndonjëherë. Faleminderit nga të gjithë ne për respektimin e privatësisë sonë teksa kujdesemi për njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Screenshot-2024-09-13-at-7.54.40-PM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura