Humbi “derbin” ndaj Uzunit, zbulohet arsyeja e mungesës së Bares

Nov 2, 2024 | 23:02
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, nuk ishte në dispozicion të skuadrës në duelin special ndaj Granadës së Myrto Uzunit, ku skuadra e Zaragozës triumfoi me rezultatin 2-1. 

2024072620372836887

Bare e humbi këtë sfidë për shkak të një dëmtimi, i cili duket se po e përndjek së shumti 27-vjeçarin në këtë edicion. Vlen të theksohet fare se Bare nuk ishte i disponueshëm as në duelin e Kupës ndaj Hospitalet të zhvilluar më  29 tetor.  

Këtë edicion mesfushori fierak është aktivizuar 8 ndeshje në kampionat me Zaragozën, ku ka dhuruar 2 asiste dhe është ndëshkuar 3 herë me karton të verdhë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura