Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i dorezon homologut tajlandez kërkesën zyrtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kerkesa ehste dorezuar gjate takimit me Surapong Toviçakçaikul, gjate vizitës dyditore në Mbretërinë e Tajlandës.
Ministri tajlandez ka siguruar se kërkesa për njohje do të shqyrtohet seriozisht nga vendi i tij.
“Në një të ardhme të afërt do të dëgjoni lajme pozitive për Kosovën”, citon komunikata e Ministrisë së Jashtme kosovare deklaratën e Toviçakçaikulit.
Dy zyrtarët mësohet të kenë diskutuar edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Tajlandës dhe Republikës së Kosovës.
© Panorama.al











