TIRANE- Pas homazheve te maxhorances, varrezave te Deshmoreve i jane drejtuar kreu i socialisteve dhe perfaqesues te opozites.
Nën shoqërinë e bandës muzikore dhe tingujt perkujtues ata kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur ne shenje nderimi para monumentit “Nënë Shqipëri”.
Ne fjalen e tij per mediat, kreu i PS-se, Edi Rama ka deklaruar se forca qe drejton do te beje gjithcka per te bere realitet endrren e te reneve, e cila sot nuk mund te quhet e plote.
“Kjo Shqipëri nuk është ajo për të cilën ëndërruam, ne luftojmë për një Shqipëri europiane”-tha Rama.
© Panorama.al











