GJIROKASTER- Ambasadorja gjermane ne vendin tone Carola Mueller Holtkemper ka theksuar nga Gjirokastra se ehste koha qe shqiptaret te mendojne per vete dhe reformat qe duhet te kryejne, e te mos mendojne shume per te huajt.
“Ne mendojmë se Shqipëria duhet të përsosë sistemin e drejtësisë, në dobi të përmirësimit të situatës midis shqiptarëve dhe institucioneve, por përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve”- ka thene ajo.
Sipas saj, kodi i ri elektoral ka pasur progres, ai është miratuar në Kuvend, por tashmë duhet që maxhoranca qeverisëse dhe opozita, të diskutojnë për heqjen e imuniteteve.
Ambasadorja ka theksuar se kryerja e reformave do të sjellë mjaft lehtësi për qytetarët shqiptarë dhe për bizneset. ”
Apeli im është: Na harroni neve dhe mendoni më shumë për veten tuaj, krijoni një shoqëri më gjithëpërfshirëse ku të ndihet ndikimi i institucioneve të pavarura dhe biznesit dhe automatikisht do të merrni statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian”- ka thene ajo.
Piro Nase
© Panorama.al











