Holland: Siria të mos përdorë armatim kimik

Aug 28, 2012 | 9:18

Presidenti i Francës, Fransua Holland i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, se çfarëdo përdorimi i armatimit kimik do të ishte “arsye legjitime për nderhyrje direkte”.

Këto komente Holland i bëri mbrëmë gjatë fjalimit vjetor për politikën e jashtme para ambasadorëve francezë në Paris.

Holland ka theksuar se Franca do ta njohe një qeveri të përkohshme të Sirisë, kur ajo të formohet dhe kërkoi nga kryengritësit që këtë ta bëjnë sa më shpejtë.

© Panorama.al

Te lidhura