Holandë, mbahen zgjedhjet parlamentare

Sep 12, 2012 | 9:05

Votuesit holandezë votojnë sot në zgjedhje, të cilat dominohen nga shqetësimet rreth krizës së eurozonës.

Sondazhet e opinionit thonë se partia e qendrës së djathtë liberale e kryeministrit Mark Rut dhe ajo e qendrës së majtë, Partia e Punës janë shumë afër nëjra-tjetrës.

Rut dëshiron të ulë deficitin e Holandës, ndërsa Diederik Samsom nga Partia e Punës po promovon shpenzimet për programin e krijimit të vendeve të punës.

Zgjedhjet janë shpallur, pasi Partia e Lirisë e Gert Uilders tërhoqi mbështetjen e saj për politikën fiskale të qeverisë. Partia e Lirisë ka bërë fushatë për tërheqje nga euro dhe Bashkimin Evropian.

Analistët thonë se rezultati i votimit do të jetë i rëndësishëm për fushatën e Gjermanisë mbi disiplinën fiskale në eurozonë. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura