Betohet Holande: Demokraci sociale, shtet jo partiak

May 15, 2012 | 10:53

Fransua Holande u betua sot si president i Francës.  Betimi u be ne pallatin presidencial, ne prani te shume te ftuarve dhe ne nje ceremoni speciale qe nisi ne oren 10.00 sipas kohës lokale.

Me nje fjale te shkurter, pas betimit Holande garantoi angazhim te plote, lufte ndaj racizmit e antisemitizmit dhe zhvillim te vendit pavaresisht problemeve te medha qe ka vendi, si borxhi i larte dhe papunesia e madhe.

“Ne kete dite me besohet pergjegjesia me e madhe e ketij shteti do te doja t’i shprehja popullit franzec nje mesazh besimi, ne jemi vend i madh qe ka ditur te perballet me sfidat. Garantoj ndershmeri per te hapur nje rruge te re ne Evrope per te kontribuar ne paqen nderkombetare e per te ndihmuar planetin. Ne jemi duke mobilizuar te gjitha forcat dhe burimet per te permiresuar burimet tona, produktivitetin, punen e fermereve tane, te hulumtueseve, te sherbimeve publike. Kushti i pare per te rifituar kete besim eshte te jemi te bashkuar si komb, dallimet nuk duhet te jene percarese dhe diversiteti nuk duhet te jete burim shperqendrues, duhet te jemi te unifikuar”- tha ai.

Shteti sipas tij nuk do te jete partiak, pasi i perket te gjithe popullit dhe jo atyre qe kane marre pergjegjesi per nje periudhe te caktuar kohe.

Ish presidenti Sarkozi, shoqeruar nga ish zonja e pare Bruni u takuan miqesisht me Holande dhe zonjen qe e shoqeron ate. Me pas, ish cifti presidencial u largua nga pallati.

Holande pritet pastaj të emërojë një kryeministër dhe menjëherë pas kësaj do të udhëtojë për në Gjermani për të biseduar mbi krizën e borxheve në Evropë.

Ai ka zhvilluar një fushatë, e cila është fokusuar në rritjen ekonomike në krahasim me masat shtrënguese, një politikë që shumë e shohin se do ta vërë kreun e ri francez në konflikt me Gjermaninë.

Zyrtarët gjermanë kanë theksuar nevojën që disa vende në eurozonë të zbatojnë masa drastike të kursimit dhe shpesh jopopullore në mënyrë që ekonomitë e tyre të përmbushin objektivin e eurozonës.

© Panorama.al

Te lidhura