Një 33-vjeçar është dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, pasi për disa muaj me radhë ka shfrytëzuar si prostitutë bashkëshorten e tij, me të cilën kishte dy fëmijë.
Për këtë ai kishte gjetur mirëkuptimin e bashkëshortes dhe paratë i ndanin bashkë. “Kontrata” e pazakontë ka funksionuar deri kur 33-vjeçari Adriatik Kasa është kallëzuar nga bashkëshortja në polici. Shkak i kallëzimi është bërë fakti se, përveçse e shfrytëzonte, ai edhe ushtronte dhunë ndaj saj.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Kasa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit dhe përfundimisht u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg. Vendimi në fjalë është shpallur pak javë më parë në Gjykatën e Tiranës, por së fundi është zbardhur arsyetimi i tij.
Në vijim paraqitet historia e shfrytëzimit brenda familjes, referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës. Për arsye etike, gazeta nuk i publikon të plota identitetet e të përfshirëve në ngjarje.
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)
© Panorama.al











