Historia e shqiptarit të burgosur:Më kanë ngatërruar

Sep 7, 2012 | 17:44
Çifti PRENGA

ATHINE- Një britanike, Louise Prenga, bashkëshortja e një shtetasi shqiptarë që akuzohet për grabitje me dhunë në Greqi, po mbron me fanatizëm kauzën e saj ”Më lironi bashkëshortin.” Thirrja e saj i drejtohet autoriteteve greke.

Shqiptari, Fran Prenga, hidraulik, banues në Otley në West Yorkshire do të dalë para gjyqit javën e ardhshme, pasi akuzohet për veprën penale të grabitjes me armë, por, ai këmbëngul se është i pafajshëm, duke pretenduar se ai është viktimë e një identiteti të gabuar.

Fran Prenga me vajzen e tij, Maria

Fran Prenga, i cili është me origjinë nga Shqipëria, është i akuzuar për plaçkitje të armatosur në Athinë dhe është në pritje të gjykimit. Ai po qëndron në burgun e Amfissas në Athinë, dhe nga qelia e burgut më shumë se 2000 kilometra larg nga familja e tij, ai ka folur për iTV Neës, ku ka dëshmuar edhe njëherë se është i pafajshëm. Kontakti i vetëm me familjen prej javësh është vetëm telefoni, ka thënë ai për iTV Neës.

Prenga po mbahet si i dyshuar për kryerjen e një grabitje të armatosur në një shtëpi në Athinë, në vitin 2006. Por ai dhe familja e tij janë të bindur se ai është viktimë e identitetit të gabuar, sepse ai nuk ka qenë në kryeqytetin grek, kur ka ndodhur plaçkitja.

Ndërkaq, bashkëshortja e tij, Louise Prenga po përgatitet për të fluturuar nga Britania për në Greqi javën e ardhshme, dhe ka thënë për iTV Neës, se ajo do të qëndrojë atje deri në pastrimin e bashkëshortit të saj nga akuzat.

© Panorama.al

Te lidhura