TIRANE- Bashkia e Tiranes i ben thirrje subjekteve ndertuese qe nuk kane plotesuar dokumentacionin e duhur per hipotekim ta dorezojne ata sa me pare prane ketij instutucioni, per te permbyllur keshtu procesin per banesat e pahipotekuara.
Permes nje deklarate per mediat, Bashkia e Tiranës bën me dije se ka përfunduar procedurat e saj edhe për 13 subjekte, me një sipërfaqe prej 81 983 metra katrorë, ku përfshihen 545 apartamente banimi, por thekson se përmbyllja e këtij procesi dhe dërgimi i dosjeve për hipotekimin po zvarritet nga subjektet ndërtues, të cilët nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar me ligj, edhe pse Bashkia e ka reduktuar atë në masën 50%.
Bashkia thekson se disa subjekte janë kontaktuar në mënyrë të përsëritur nga administrata e Bashkisë Tiranë, por ende vazhdojnë të mos përmbushin detyrimin e tyre ndaj qytetarëve të Tiranës, sipas ligjit.
“U bëjmë thirrje publike këtyre subjekteve të paraqiten pa asnjë vonesë të mëtejshme pranë Zyrës Vendore te Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe të bëjnë hipotekimin e këtyre objekteve, me një sipërfaqe totale prej 48000m2, ku përfshihen edhe 371 apartamente banimi. Ne u kërkojmë këtyre subjekteve, të përmbushin përgjegjësitë që kanë përballë mbi 1800 qytetarë të Tiranës’, thuhet ne njoftim.
Bshkia thekson se qytetarët e kryeqytetit nuk duhet te mbeten peng i papërgjegjshmërisë së disa subjekteve ndërtuese.
“Që nga dita e sotme, të gjithë keto subjekte, pronarët e tyre dhe çdo kompani tjetër e regjistruar në emër të tyre, do të futet në listën e zezë të Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me të, deri në përfundim të këtij procesi sipas ligjit’- thuhet ne njoftim.
© Panorama.al











