Himarë, Rama: Ligj të posaçëm për bregdetin

May 21, 2012 | 15:04

Kreu i PS-se, Edi Rama ka theksuar nga Himara se forca qe drejton do te angazhohet per nje ligj te posacem per bregdetin.

Ne fjalen e tij gjate zhvillimit të tryezës për Çështjet e Pronës të organizuar në Himarë, Rama është shprehur se nuk mund të vazhdohet më me arnime të ligjeve të pronësisë.

Sipas tij, në vend janë 8 institucione që presupozohet t’i japin zgjidhje problematikës së pronës, por në fakt e thellojnë më tepër konfliktin dhe mbivendosin problematikën e qytetarëve.

“Konkretisht unë besoj që ne na duhet dhe ne do ta bëjmë sapo të vijmë në qeveri, një ligj për vijën bregdetare të Shqipërisë. Një ligj i posaçëm për vijën bregdetare do të thotë që e gjithë problematika e zhvillimit në vijën bregdetare të trajtohet në mënyrë të posaçme”- tha ai.

Rama nenvizoi se vija bregdetare është një pasuri e madhe kombëtare, ku padyshim duhet harmonizuar interesi kombëtar me interesin privat, ku duhet zgjidhur problemi i pronësisë dhe i konfliktit të pronësisë, për t’i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm.

Sipas Rames askush nuk mund të ketë të drejtë që në emër të interesave të tij private të cenojë një plan të integruar të zhvillimit të vijës bregdetare.

© Panorama.al

Te lidhura