TIRANE- Nje i ri ka gjetur vdekjen pasi eshte hedhur nga pallati ku banonte. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ne afersi te zones se Zogut te Zi.
Sipas te dhenave te para te policise, viktima eshte identifikuar si Elton Brahimi dhe dyshohet se jetonte i vetem ne banese.
Ai ka gjetur vdekjen e menjehershme per shkak te demtimeve te shumta qe kishte marre ne trup duke u hedhur nga nje lartesi e madhe.
Pamja ka shokuar shume banore te zones dhe kalimtare, te cilet kane njoftuar me urgjence policine.
Nje grup hetimor ne vendin e ngjarjes kane nisur hetimet per te zbardhur ate qe ka ndodhur dhe motivet e saj.
© Panorama.al











