Hidhet nga kati i 4 maturanti, në gjendje të rëndë

May 19, 2012 | 14:45
Foto Ilustruese

Një maturant ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi mësohet se është hedhur nga kati i katërt i një ndërtesë ne Sarandë, ndërsa po qëndronte me bashkëmoshatarët e tij në qytetin bregdetar.

Raportohet se ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm. I riu është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku për shkak të gjendjes së rënduar më pas është transportuar për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e maturantit.

Televizioni News24 citon burime të brendshme të Spitalit Ushtarak, të kenë thënë se , maturanti ndodhet aktualisht në gjendje kome të thellë me pak shpresa për të mbijetuar.

Mbeten të paqarta arsyet që mund ta kenë shtyrë të riun të hidhet nga ndërtesa, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë qenë nën efektin e drograve.

Ngjarja e rëndë  vjen vetëm një ditë pas një aksidenti automobilistik ku u plagosën 10 maturantë. Ngjarja ndodhi në Radhimë, ndërsa të rinjtë po festonin përfundimin e shkollës, me makinë buzë detit.

© Panorama.al

Te lidhura