Hidhet në erë ujësjellësi, Malësia e Madhe pa ujë

Jun 17, 2012 | 10:42

MALESI E MADHE- Banoret e fshatrave te Malesise se Madhe kane mbetur pa uje te pijshem, pasi ujesjellesi qe furnizon keto zona eshte hedhur ne ere.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02.00 te nates dhe shperthimi ka demtuar krejtesisht ujësjellësin e fshatit Rrjollë në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe.

Te gjitha tubacionet janë dëmtuar dhe sipas drejtuesve të Ujësjellës Malësi e Madhe, dëmi është i konsiderueshëm. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura