Borizanë, hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë

Jun 8, 2011 | 10:19

FUSHË KRUJË- Hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë në Borizanë, duke lene pa energji elektrike dy fabrikat e çimentos si dhe banesat përreth.

Ngjarja, sipas të dhenave të para ka ndodhur gjatë orëve të natës.

Sipas dëshmitarëve që kanë rrëfyer për policinë ka qenë ora 03.30 kur pesë shpërthime të fuqishme u dëgjuan në gjithë zonën përreth.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë, të cilat kanë nisur hetimet.

Ende nuk ka të dhëna për llojin e lëndës plasëse që është përdorur dhe për sasinë e saj, ndonëse nisur nga numëri i madh i shpërthimeve ajo mendohet të ketë qenë e konsiderueshme. Nuk ka as të dyshuar për autorëtë vendosjes së lëndës shpërthyese.

© Panorama.al

Te lidhura