NEW YORK- Një gjykatës në New York ka hedhur poshtë akuzat për sulm seksual në ngarkim të ish-drejtorit të FMN-së Dominique Strauss-Kahn.
Vendimi do të thotë se ai është një njeri i lirë, edhe pse ai ende do të përballet me një padi civile, depozituar nga punonjësja e hotelit, Nafissatou Diallo në maj.
Strauss-Kahn mbërriti në gjykatë në New York, Manhatan i shoqëruar nga gruaja e tij, Anne Sinclair dhe një autokolonë prej gjashtë makinash.
Kahn, 62 vjeç, u akuzua në muajin maj për sulm seksual ndaj një emigranteje afrikane. Sipas saj, ajo kishte hyrë në dhomën e tij në hotel për të pastruar, ndërsa ai e kishte sulmuar seksualisht atë.
© Panorama.al











